E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nervoze për lindjen e mbretit, ose mbretëreshës

E shoqja e Princit William është duke e përjetuar shtatzëninë me shumë ankth.

E shoqja shtatzënë e Princit William e ka pranuar se është nervoze për sjelljen në jetë gjatë kësaj vere të mbretëreshës, apo mbretit të ardhshëm të Anglisë. Gjatë një daljeje të fundit në Londër, Kate Middleton ka folur me një tjetër grua shtatzënë, Lisa, mbi problemet lindjes.

Ndërkohë që Kate s'ka dashur të japë detaje, vetë Liza ka treguar përmbajtjen e bisedës me të. “E pyeta atë nëse ishte nervoze që do të lindte një fëmijë, ndërkohë që ajo u shpreh se “do të ishte e panatyrshme nëse nuk do të ndodhte kjo’.

Eshtë thjesht gjithçka njerëzore, apo jo?”, ka treguar Lisa përpara reporterëve që kanë qenë të interesuar për të mësuar atë që kishte thënë gruaja e Princit britanik./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›