E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nese do te me pyesin pse e dua Shqiperine...

Nese do te me pyesnin pse e doja Shqiperine kur une ende nuk kisha pare gje tjeter vec vijes blu te liqenit te Shkodres duke zbritur nga Cetina drejt Rjekes dhe pse e dua akoma me shume tani pasi e pashe une do te thosha se e dua sepse ajo eshte nje copez e vogel dhe e bukur e Evropes sone nje pjese e paperfillur dhe e lene pas dore per nje kohe te gjate eshte nje cope djerrine e Evropes qe me se pari duhet mbareshtuar duhet punuar thjesht duhet pajisur me te gjithe komfortin modern si dhe me te gjithe nivelin e jetes morale dhe intelektuale per te cilen kane te drejte evropianet... Eumlshte ky nje dedikim memoristik i poetit romancierit dhe eseistit francez Valeri Larbose te cilin shtepia botuese Dituria e sjell me librin e ri Java jone shqiptare. Behet fjale per nje pjese te vepres monumentale prej 1 600 faqesh me titull Ditari qe perfshin disa ditare duke filluar nga ai i mbajtur ne Paris me 1901 e deri te ditari i mbajtur ne Shqiperi me 1935. I pajisur me shenime e shtojca ky liber pasqyron jeten shqiptare sidomos ato vecori te sajat qe i bien ne sy nje udhetari te sprovuar dhe erudit.

Konsiderohet prej botuesit nje veper mjaft interesante ne njohjen e Shqiperise se vitit lsquo35 pare nga kendveshtrimi i nje udhetari te regjur qe prej afro dyzet vjetesh i kishte ardhur perqark Evropes dhe nuk kishte lene vend pa vizituar dhe qytet te rendesishem pa qendruar.

Ky autor ne fakt nuk ka vepra letrare te mirefillta aq me teper te jene te shumta. Por mbeten libra te frymezuar nga kujtimet dhe pershtypjet e femijerise adoleshences dhe rinise pra lidhen me jeten shkollore si dhe me pas me udhetimet ne vise te ndryshme.

Ditaret konsiderohen si plotesia e krijimtarise se Larbose te cilat permbajne shenime te mbajtura me hope duke filluar nga viti 1901 e deri me 1935 shpesh me rastin e ndonje udhetimi.

Pra me teper se sa ditare te mirefillte ata kane trajten e shenimeve ne data te caktuara. Sidoqofte autori i ka quajtur ditare dhe si te tille ata hyne ne trashegimine e tij shpirterore. Nga leximi i ditarit shqiptar te Valeri Larbose te krijohet bindja se edhe pse qendroi per pak kohe ne Shqiperi ai mund te perfshihet te ata kalores franceze te cilet ne gjysmen e pare te shekullit XX kaluan qendruan dhe shkruan per Shqiperine dhe shqiptaret thuhet nga botuesi Dituria.

Nga keto udhetime duket edhe mendimi i autorit ne interesin antropologjik te kendveshtrimit ...Une i shoh shqiptaret si evropiane nga karakteri nga aftesia per te kuptuar ceshtjet nga toleranca urtia dhe kureshtja nga deshira per te jetuar me mire dhe per tu pajisur me dituri nga talenti i fshehur per artin dhe letersine. Ata jane evropiane joperendimore ne rruge e siper per tu oksidentalizuarhellip

Historia e shenimeve kujtimeve apo udhetimeve nga Shqiperia njeh disa emra ku Valeri Larbo renditet krahas konsullit Ogyst Degran qe shkroi ne fillim te shekullit Kujtimet nga Shqiperia e Eperme Souvenirs de la Haute Albanie dhe beri te njohur kulturen e Komanit ai renditet perkrah gazetarit dhe historianit Gabriel-Lui Zharej i cili kaloi neper trevat shqiptare ne kohen e xhonturqve dhe ne prag te Luftes se Pare Boterore botoi dy librat e tij mbi Shqiperine e panjohur dhe mbreterine e re te Shqiperise ai qendron prane gjeologut dhe gjeografit te shquar anetarit te Akademise se Shkencave Zhak Burkar qe me 1921 botoi librin e tij te njohur Shqiperia dhe shqiptaret LAlbanie et les Albanais dhe vuri bazat e gjeologjise alpine dhe te gjeografise se vendit ai rri pa u zbehur ne nje rresht me mikun dhe mbrojtesin e madh te Shqiperise Zhysten Godar i njohur me Ditaret Shqiptare qe ky mbajti ne udhetimet e tij neper vendin tone ne periudhen 1921-1937 ai renditet perkrah te mirenjohurit Leon Rei i cili beri aq shume per arkeologjine shqiptare dhe madje botoi me 1930 nje Udherrefyes te Shqiperise.

Ne pak biografi Valeri Larbo Valery Larbaud njihet si poet romancier eseist e perkthyes lindi me 1881 ne Vishi ne nje familje te pasur. Ishte djali i vetem i farmacistit Nikola Larbo qe vdiq kur Valeri ishte tete vjec. Ai u rrit me perkujdesjen e se emes Isabele de Etivo dhe halles se tij. Qysh ne moshe te re filloi te mesonte gjuhe te huaja dhe me tej u be nje poliglot i vertete. Fliste e shkruante lirshem anglisht gjermanisht italisht dhe spanjisht. Pasi ndoqi liceun kreu studimet e larta per letersi dhe me 1908 u diplomua per letersi angleze ne Universitetin e Parisit ne Sorbonen e mirenjohur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›