Goditet rrjeti i droges bllokohen 325 kg pese shqiptare ne pranga
Ne Itali 200 kg marijuane jane sekuestruar ne nje maune qe vinte nga Shqiperia dhe jane vene ne pranga kater shqiptare Nje shqiptar eshte kapur me 125 kg droge ne kufirin shqiptaro-grek
Nje sasi e konsiderueshme droge qe synonte tregun e dy shteteve tona fqinje te Greqise dhe te Italise eshte bllokuar diten e djeshme. Ne oret e vona te mbremjes se te henes ne nje operacion antidroge policia italiane ka sekuestruar 200 kg marijuane. Droga eshte bllokuar ne momentin qe dy grupet e trafikut te droges po benin shkembimin e mallit. Pala shqiptare e perbere nga kater persona tashme te vene ne pranga ka transportuar me nje maune drogen dhe ne nje ferme te braktisur ua ka dorezuar trafikanteve italiane. Pas nje ndjekjeje te mirorganizuar policia ka kapur ne flagrance ne momentin e shkembimit te lendes narkotike kater shtetas shqiptare dhe tre shtetas italiane organizatore te trafikut te 200 kilogrameve marijuane. Sasia e lendes narkotike vlera e te ciles sipas policise kap shifren e 2 milione eurove u sekuestrua ne Acciarella di Nettuno. Nderkohe po diten e djeshme nga nje kontroll rutine nje shtetas shqiptar eshte kapur me 125 kg droge ne kufirin shqiptaro-grek. Droga kishte si destinacion shtetin fqinj. Sekuestrimi i droges eshte bere ne zonen e Shen Parashqevise ne nje automjet ndersa eshte arrestuar edhe drejtuesi i mjetit dhe eshte shpallur ne kerkim nje tjeter shtetas shqiptar.
Operacioni
Mbremjen e se henes policia kishte marre informacion paraprak per nje maune-frigorifer qe po transportonte lende narkotike dhe si destinacion kishte Acciarella di Nettunon. Policia eshte vene ne ndjekje te maunes me targa shqiptare qe vinte nga Shqiperia. Maunia e ardhur nga Shqiperia ka mundur tu shpetoje te gjitha kontrolleve doganore pa asnje problem dhe eshte ndalur ne nje ferme ne nje zone te pabanuar. Aty e priste nje makine me 5 persona ne bord. Media italiane thote se operacioni eshte kryer gjate oreve te nates. Sasia e droges ishte fshehur ne tavanin e maunes. Policia fillimisht kontrolloi dyshemene e kamionit me pas nisi kontrollin e pjese se siperme te makines dhe pasi i hoqi mbulesen konstatoi sasine e droges. Policia ben me dije se marijuana ishte paketuar ne 66 pako transparente te mbyllura hermetikisht te cilat ne total kapin shumen e 200 kg marijuane. Sipas policise droga ishte destinuar per tu shitur ne tregun italian.
Arrestimi i shtetasit shqiptar me 125 kg droge ne kufirin shqiptaro-grek u realizua pasi policia greke kishte marre sinjalizime se nje automjet shqiptar po transportonte droge drejt Greqise. Pasi i ka bere prite ne zonen e Shen Parashqevise policia greke ka kontrolluar automjetin dhe ka gjetur ne garazh lenden narkotike qe po transportohej. Por policia ka mundur te arrestoje vetem shoferin e automjetit pasi gjate kontrollit personi tjeter qe ndodhej ne makine ka mundur te largohet. Policia greke gjate kontrollit te ushtruar ne automjet ka bere te mundur edhe sekuestrimin e nje kallashnikovi dhe disa fishekeve. Gjate arrestimit ka pasur perleshje me arme mes nje polici grek dhe personit te shpallur ne kerkim.
Arrestimet
Ne dy operacionet antidroge u arrestuan 8 persona. Kater nga personat e akuzuar per trafik te lendeve narkotike jane shtetas shqiptare. Ne operacionin policor te kryer nga policia e Romes rane ne pranga te kapur ne flagrance 7 persona kater prej te cileve ishin shqiptare. 7 personat e arrestuar emrat e te cileve nuk behen te ditur ndodhen ne burgun Velletri. Ata akuzohen per organizim dhe drejtim te trafikut te droges nga Shqiperia drejt Italise. Policia e Romes ben me dije se te 7 personat jane arrestuar ne kulmin e operacionit per shkembimin e droges dhe hedhjen e saj ne tregun italian. Policia ka pritur te mberrijne ne destinacion te gjitha palet e perfshira ne trafik dhe me pas ka vepruar. Nderkohe ne kufirin shqiptaro-grek u arrestua nje shtetas shqiptar per transportimin e 125 kg groge. Dhe nderkohe nje tjeter person qe ndodhej ne automjetin me te cilin po transportohej lenda narkotike pasi ka shkembyer zjarr me nje nga policet greke qe i bene prite kalimit te droges ka mundur te arratiset dhe eshte shpallur ne kerkim nga policia greke.