Nesër, ceremoni shtetërore e homazhe publike për Dhimitër Anagnostin

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti do të zhvillohen ditën e martë, datë 2 shtator, në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit.
Ishte e bija e regjisorit të ndjerë, Juna Anagnosti e cila shkroi në profilin e saj në rrjetet sociale për organizimin e homazheve në TKOB, prej orës 10:00 – 13:00, ndërsa nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u bë me dije se do të ketë një ceremoni shtetërore homazhesh publike.
Regjisori i shquar i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, mbylli sytë përgjithmonë, ditën e sotme, pas një sëmundjeje të gjatë. Më herët, e bija, shkroi online “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë iu binde ligjit të jetës. Lamtumirë babush!”.
Në respekt të thellë, ndaj figurës së shquar e trashëgimisë që la pas Anagnosti, intitucione dhe personalitete të shumta reaguan menjëherë pas këtij lajmi të hidhur.
Ndahet nga jeta kolosi i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti
/a.f/