E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër dita e parë e shkollës, vijojnë problemet me tekstet e godinat

Tiranë, 13 shtator NOA-Zilja e shkollës do të bjerë nesër për 400 mijë nxënës në të gjithë vendin, duke lajmëruar kështu nisjen e fillimit të vitit të ri shkollor 2009-2010.

Zyrtarë e Ministrisë së Arsimit deklarojnë se kanë marrë të gjitha masat që dita e parë e shkollës të nisë normalisht.

Por, pas gëzimit që do të ndjejnë 80 mijë vogëlushë të cilët shkojnë për herë të parë në shkollë, problemet duket se nuk do të mungojnë edhe këtë vit shkollor.

Së pari, mungesa e teksteve mësimore, që edhe këtë vit mungojnë në librari.

Ndonëse nga ana e Ministrisë së Arsimit është udhëzuar shpërndarja e tyre që në datën 1 gusht, duket se shtëpitë botuese nuk kanë zbatuar urdhrin për dërgimin sa më parë pranë librarive të titujve që shtypin.

Edhe këtë vit shkollor, shumë shkolla 9 vjeçare e të mesme sdo të jenë gati për të pritur nxënësit e tyre, kjo pasi disa janë mbyllur me vendim të drejtorive të shëndetit publik për shkak të kushteve hijeno-sanitare, e disa të tjera si pasojë e nisjes së rikonstruksionit.

Për herë të parë, këtë vit do të funksionojnë 50 klasa të reja përgatitore për fëmijët 5-6 vjeçar, në shkollat e Ciklit të Ulët, që u mundësua falë zbatimit të projektit Cilësi dhe barazi në arsim.

Por, këtë vit shkollor, nxënësit e klasës së VI, përveç gjuhës së huaj të parë të detyruar, do të kenë mundësi të mësojnë edhe një gjuhë të huaj të dytë fakultative (jo me detyrim).

Edhe gjimnazi është përfshirë nga një risi këtë vit të ri shkollor.

Me kohë të plotë në vitin e ri shkollor, gjimnazet do të fillojnë me dokumente të reja shkollore si: planet e reja mësimore, korniza e re kurrikulare e gjimnazit, programet dhe standardet lëndore si dhe udhëzuesit lëndorë.

Për vitin shkollor 2009-2010 janë përfshirë në procesin mësimor tekste të shtëpive të huaja botuese për lëndët: fizikë, kimi, biologji dhe shkencat e tokës.

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›