E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapen dyert e shkollave, nis viti i ri shkollor

Arsimi parauniversitar ka çelur dyert për të nisur vitin e ri shkollor 2009-2010. Plot 650 mijë nxënës i janë drejtuar sot shkollave të arsimit bazë dhe të mesëm. Një ditë e veçantë është kjo, sidomos për 50 mijë vogëlushë, të cilën nisin ditën e parë të shkollës. Sivjet gjithashtu janë hapur edhe 50 klasa përgatotore për fëmijët 5-6 vjeçar, një nismë kjo që pason atë të çeljes së 50 klasave të para të këtij lloji një vit më parë. Gjithashtu, në këtë vit shkollor do të kemi edhe klasën e parë të gjimnazit, e cila shënon brezin e parë të nxënësve që kanë përfunduar arsimin 9- vjeçar. Për këtë klasë, të cilën do ta frekuentojnë rreth 40 mijë nxënës, do të ketë një strukturë tërësisht të re kurrikule dhe tekstesh shkollore.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi pritet të zhvillojë një vizitë në shkollën 9-vjeçare "Servete Maçi", ndërsa kryeministri Berisha do të urojë për vitin e ri shkollor nga një shkollë e Kavajës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›