Nesër fillohet me pasaportat biometrike
PRISHTINË -Në Kosovë fillon nesër lëshimi i pasaportave biometrike me një ceremoni që do zhvillohet me pjesëmarrjen e drejtuesve të institucioneve më të larta të vendit dhe të përfaqësuesve të paranisë ndërkombëtare.
Pasaportat biometrike janë njëri nga kriteret në procesin e liberalizimit të vizave. Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Ulrike Lunacek, gjatë vizitës këtë javë në Prishtinë tha se ishte “e bindur se në dhjetor do të fillojë dialogu për liberalizimin e vizave”.
(d.b/BalkanWeb)