E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nesër jepet vendimi për Berishën, Gjokutaj: Gjykata duhet t’i vlerësojë të gjitha rrethanat

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha ka folur për media, pasi u bë e ditur që GJKKO do të shpallë nesër vendimin për liderin e opozitës.

Gjokutaj tha se u këkrua për të dytën herë përjashtimni i gjyqtares Irena Gjoka, pasi ajo ka konflikt interesi në çështje, duke qenë se është shkarkuar nga Berisha në vitin 1996 kur ai ishte kreu i KLD.

“Për gjithë këto shkelje, këto rrëzim kërkesash që bëri ne kërkuam për së dyti përjashtimin e gjyqtares. Gjykata e shtyu nesër në orën 15:00. Tha për shpalljen se edhe kjo kërkesë e përjashtimit siç duket do të rrëzohet”, u shpreh Gjokutaj.

“Kjo gjykatë për herë të parë ka hapur precedent që vazhdon gjykimin me kërkesë për të përjashtuar. Nuk ka në kodin e procedurës penale që e detryon gjykatën të vendosë mbikëqyrje policore dhe e drejta e fjalës në cilësinë e liderit të opozitës, sepse gjykata duhet t’i vlerësojë të gjitha rrethanat. Kjo ishte një gjykatë e barabartë me gjykatat partizane”, tha ai. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›