E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nesër nis muaji i Ramazanit, kreu i KMSH apel për më shumë solidaritet me ata që janë në pamundësi

Besimtarët myslimanë në mbarë botë, nisin nesër më 1 Mars muajin e shenjtë të Ramazanit.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët, duke e cilësuar Ramazanin si një muaj përkushtimi dhe solidariteti.

“Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, Nesër, më 1 mars, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, një muaj i bekuar reflektimi, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror. Me zemrën plot mirënjohje ndaj Krijuesit të gjithësisë, i Cili na mundësoi ta arrijmë sërish këtë muaj të shenjtë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një agjërim të lehtë dhe të pranuar, si në emrin tim personal, po ashtu edhe në emër të institucionit që unë drejtoj”, tha Bujar Spahiu.

Spahiu thotë se në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit duhet të tregojmë me shumë dhembshuri dhe kujdes për më të dobëtit.

“Ramazani është gjithashtu muaji i solidaritetit dhe i vëllazërisë. Ai na kujton përgjegjësinë tonë ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe na fton të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për më të dobëtit. Në këtë muaj të shenjtë, le të forcojmë jo vetëm lidhjet tona me familjen dhe të afërmit, por edhe me shoqërinë në tërësi, duke e bërë komunitetin tonë më të ndjeshëm dhe më të bashkuar”, shtoi Bujar Spahiu

Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë 30 ditë duke shmangur ushqimin, lëngjet dhe çdo sjellje negative.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›