Nesër pritet të miratohet rezoluta për Kosovën

Në Kuvendin e Serbisë, të shtunën në orën 11:00, do të diskutohet projekt-rezoluta për Kosovën.
E në të pranishëm në sallën e Kuvendit, do të jenë edhe presidenti Tomislav Nikoliq dhe kryeministri Ivica Daçiq.
Partia e Çedomir Jovanoviqit, do të votojë kundër kësaj rezolute, kurse partitë tjera opozitare janë shprehur pro kësaj rezolute.
Ndërkohë, këtë rezolutë e kanë kundërshtuar edhe serbët e Kosovës./Indeksonline/