E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër, raundi i dytë për presidentin

Kuvendi i Shqipërisë

Raundi i dytë për votimin e presidentin të ardhshëm do të zhvillohet nesër në orën 10:00 në Kuvend.

Të enjten Kuvendi vendosi me 74 vota pro dhe 57 kundër, që raundi i dytë i votimit për presidentin e ri të zhvillohet më datë 4 qershor. Opozita nga ana e saj kërkoi që votimi i dytë të mbahej më 5 qershor dhe ishte votimi në parlament që përcaktoi 4 qershorin si datën e raundit të dytë.

Të enjten (31 maj) Kuvendi konsumoi raundin e parë pa votim, pasi në konkurrimin për garën presidenciale nuk u paraqit asnjë kandidat zyrtar. Më herët maxhoranca propozoi kandidaturën e gjyqtarit Xhezair Zaganjori për postin e kreut të shtetit, por pa e depozituar zyrtarisht në Komisionin e Ligjeve, ndërkohë që opozita u shpreh kundër saj, duke e konsideruar kandidaturë të njëanshme nga ana e shumicës. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›