E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër shkëmbehen ambasadorët mes Kosovës e Serbisë

Hapja e zyrave ndërlidhëse mes Kosovës dhe Serbisë duket se është në aktin final.  Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci nesër do të bëhet zyrtari i parë i shtetit të Kosovës që do të fillojë punën në Beograd, ndërsa në Prishtinë do të vendoset  Dejan Paviçeviç.

Ky vendim është marrë që në muajin janar në Bruksel, mes dy kryeministrave Thaçi dhe Daçiç.

Ndërkohë, po punohet për zbatimin e pikave mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, e arritur rreth dy muaj më parë, më 19 prill.

Para dy dite, Serbia ka mbyllur zyrën e policisë ilegale në Leposaviç, ndërsa ditët në vijim priten mbyllja e zyrave në komunat tjera me shumicë serbe në veri.

Palët negociuese që po merren me zbatim të Marrëveshjes kanë paralajmëruar se në fund të javës së ardhshme do të jetë i gatshëm plani përfundimtar i cili do të sqarojë në detaje se si do zbatohet marrëveshja, dhe do t’i ndajë përgjegjësitë dhe detyrimet  e palëve si dhe afatet kohore.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daciç do të takohen sërish në 20 qershor në Bruksel, ku  temë diskutimi do të përqendrohet në energji dhe telekomunikacion, ndërsa do të marrë pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE Catherine Ashton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›