E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neser takimi Berisha-Rama

Kryesia e Partisë Socialiste ka mandatuar Gramoz Ruçin për të negociuar me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi gjatë pasdites të së shtunës.

Burime nga palet i thanë Top Channel se kontaktet Ruçi-Patozi pritet të sjellin një dakortësi për formatin e takimit të pritshëm mes kryetarit të PS-se, Edi Rama dhe atij të PD-së, Sali Berisha, takim qe ende nuk eshte konfirmuar zyrtarisht, por qe me shume gjasa do te zhvillohet perseri te dielen ne ambientet e kryesise se kuvendit.

Pas mbledhjes së posacme të kryesisë së PS që zgjati për më shumë se 2 orë, kreu opozitës Edi Rama Zgjedhja e presidentitMeta: Takim Rama-Berisha Meta: Keqardhje për Zaganjorin PD: Konsultime me aleatët deklaroi se nga kjo mbledhje, u vendos me  qëndrim unanim në vigjilje të raundit të 4 të zgjedhjes së presidentit, se PS do t'i vijoj përpjekjet për një proces konsensual, në mënyrë sic theksoi  Rama të mos mbesim përsëri në klasë në provimin e vjeshtës për marrjen e statusit të vëndit kandidat.

Edi Rama shprehu gadishmërinë për t'u takuar me kryeministrin Berisha kur u pyet nga Top Channel nëse ai priste një ftesë në orët në vazhdim për t'u ulur në negociata me maxhorancën.

Rama: U hap rruga për konsensus

Kryetari i PS, Edi Rama në deklaratë për shtyp të mbajtur pasditen e së premtes lidhur me çështjen e presidentit, ka vlerësuar me nota negative djegien e raundit të tretë, ndërsa nga ana tjetër ka shprehur gatishmërinë e opozitës për konsensus pas tërheqjes së Xhezair Zaganjorit. 

“Seanca e paradites së sotme, e shoqëruar me retorika të papërshtatshme, dhe djegia e raundit të tretë nuk ishin një ogur i mirë për raundin e katërt”, ka deklaruar Rama, duke shtuar:

“Tërheqja e kandidatit jokonsensual hap rrugën e konsensusit dhe i jep opozitës mundësinë për të konfirmuar qëndrimin e saj”. 

Lideri i opozitës është shprehur i gatshëm të të japë konsensusin për një kandidaturë, që sipas tij
duhet identifikuar përmes një dialogu gjithëpërfshirës.

“Nëse çdo palë ka të njëjtin vullnet, atëherë janë të gjitha mundësitë që kështu të ndodhë dhe zgjedhja e presidentit me konsensus të kthehet në një shprehje e aftësisë së Shqipërisë për të ecur drejt statusit të kandidatit”, ka theksuar Rama.

Lideri i opozitës ka siguruar atë të mazhorancës se, opozita në këtë proces ka vetëm një interes, prioritetin e Shqipërisë më 11 tetor në Bruksel.

“Kemi vetëm një qëllim, një kandidaturë që të marrë konsensus sa më të gjerë në Kuvendin e shqipërisë, pa lejuar që Shqipëria të ndodhet mes të panjohurave, në rast mbetjeje në provimin e vjeshtës, për herë të tretë brenda vitit”, ka thënë Rama. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›