E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e eurozones takim per Spanjen

Ministrat e Financës së eurozonës do të mbajnë gjatë së shtunës një konferencë ku do të diskutojnë për ndihmën për bankat spanjolle, ka mësuar BBC.

Burime pranë BE-së deklarojnë se Madridi zyrtar mund të kërkojë zyrtarisht asistencë financiare për bankat e tij këtë fundjavë.

Deri tani Spanja ka mohuar zërat se ndodhet pranë një njoftimi të mundshëm për shpëtimin e institucioneve të saj bankare.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se bankave spanjolle u duhet një injektim në para të thata prej të paktën 40 miliardë eurosh.

FMN tha të premten se “testi i stresit” Kriza FinanciareKinë, bie treguesi i çmimit për konsum Obama: Europës i duhen vendime të vështira Shtrenjtohet huamarrja për Spanjën tregoi se sektori financiar iberik është menaxhuar mirë, por mbetet i cënueshëm.

Përgjigjia e konferencës së ministrave të Financave të eurozonës do të vijë më vonë gjatë ditës së shtunë, njofton më tej BBC.

Ndërkohë, në një intervistë për radion portugeze, nëndrejtori i Bankës Qendrore Evropiane, Vitor Constancio tha: “Pritet që Spanja të formulojë një kërkesë për ndihmë, ekskluzivisht për rikapitalizimin e bankave”.

“Duhet të tregohet hapur vullneti për të pasur një program të tillë për bankat spanjolle dhe kjo është mirë që të ndodhë shpejt”, ka shtuar Constancio.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›