Nesër vijnë artistët e së nesërmes

Finalistë të këtij edicioni janë Brilant Pireva, Luan Bajraktari, Majlinda Hoxha dhe Yll Xhaferri.
Çmimi për artistë të rinj të artit vizuel është një program i iniciuar nga Wendy W. Luers, themeluese dhe drejtoreshë e Fondacionit për Shoqëri Civile në SHBA. Ky çmim organizohet në shumë vende të Evropës Juglindore dhe Qendrore.
Për herë të parë në Kosovë ky çmim u organizua në vitin 2002 nga Galeria e Arteve e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane. Fituesi i çmimit 2012 do të shpërblehet me një rezidencë 6-javësh në Nju Jork, SHBA (Studio Ndërkombëtare dhe Programi Kuratorial– www.iscp-nyc.org).
Rezidenca i jep fituesit mundësinë që së bashku me shumë artistë dhe profesionistë të tjerë nga bota, të vizitojë muze dhe galeri, si dhe të ndërtojë një rrjet kontaktesh që do ta ndihmojnë në të ardhmen.