E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkaterrohet rruga turistike

Mijëra tonela mbetjesh ndërtimore kanë zaptuar sërish anën e rrugës bregdetare hyrëse për në Sarandë një gjatësi prej 3 kilometra në vendin e quajtur Volloder.

Gjatë dy aksioneve të pastrimit të ndërmarra më parë Bashkia e Sarandës e pastroi të gjithë këtë zonë ndërsa aktualisht ka vendosur ta pastroje serish dhe ta ruajë me punonjës sigurie.

Rruga bregdetare hyrëse për në Sarandë ka marrrë sërisht pamjen traditcionale atë që ka mbajtur për vite me rradhë, ku male të tëra me mbetje ndërtimore dhe plehra kanë zënë vend në anën e majtë të saj. Ndërtuesit prej vitesh kanë vazhduar të depozitojnë në Volloder në një gjatësi prej 3 km mijera tonelata mbetje urbane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›