Nesër votohet për president dhe qeveri në Kosovë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi njoftoi se do të shqyrtojë kërkesën e koalicionit për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të martën, ku do të votohet për Presidentin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi para deputetëve të Kosovës bëri të ditur se të martën në orët e paradites do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.
Ndërkaq, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi deklaroi në Kuvendin e Kosovës se kanë deponuar një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për ditën e martë, me qëllimin e votimit të Presidentit dhe Qeverisë së Kosovës.