Nesturi: Lufta e Metës, jo për PL, por për figurën e tij!

Meta dhe Partia e Lirisë janë në kushtet e krizës, tha në analizën e tij dipplomati Plator Nesturi, i ftuar në emisionin 3D të Alban Dudushit. Sipas tij zoti Meta e kupton se në kushtet e reja PL nuk i ka më votat e dikurshme me të cilat ai fitoi vendin e tretë në zgjedhjet e përgjithshme. Sipas tij edhe Rithemelimi i PD nuk dihet tashmë sa vota do të fitojë, dhe ky është një problem shumë i madh në bashkëpunimin mes tyre.
Historia e PL fillon tashmë pas konventës, tha Nesturi. Krahasimin e bëj me LSI-në, tha ai. Por për diplomatin Nesturi, çështja e zotit Meta ka lidhje edhe me çështjen e SPAK-ut. Më së shumti ish presidenti i vendit po synon të ngrejë figurën e tij, ndërsa zërat për arrestimin e tij po shtohen.
Ndërkaq ende nuk dihet konfiguracioni i PL për zgjedhjet e vitit 2025. E po kështu Rithemelimi dhe PD. “Çfarë peshe do të ketë Meta në të ardhmen. Ky është thelbi” tha zoti Plator Nesturi.
/ rtsh.al /