Netanjahu: Irani po shton sulmet kibernetike ndaj Izraelit
IZRAEL - Irani dhe aleatet e tij palestinezë dhe libanezë janë akuzuar nga kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu, për sulmet kibernetike në sistemet kompjuterike ndaj vendit të tij.
Ai nuk dha detaje mbi numrin e sulmeve, por tha se ishin vënë në shënjestër “sistemet vitale kombëtare”. Uji, energjia dhe faqet bankare ishin gjithashtu nën kërcënim, shtoi ai.
“Në muajt e fundit, kemi identifikuar një rritje të konsiderueshme në fushën e sulmeve kibernetike ndaj Izraelit nga Irani. Këto sulme kryhen drejtpërdrejt nga Irani dhe nga Hamasi e Hezbollahu”, tha ai në një konferencë mbi luftën kibernetike në Tel Aviv.
“Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ndaj nesh, ju dëgjoni vetëm rreth një pakice, sepse ne ndalojmë shumicën e tyre,” shtoi ai.
Netanyahu krijoi një Drejtori Kibernetike Kombëtare në vitin 201, ngarkuar me mbrojtjen e sistemeve kompjuterike të Izraelit.
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara besohen gjerësisht të jenë shkaktarë të sulmeve kibernetike në vitet e fundit kundër programit bërthamor iranian, që ata thonë se është për zhvillimin e armëve atomike.
Irani thotë se aktivitetet e saj bërthamore janë paqësore.
(a.k/BalkanWeb)