E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnjë, pranga specialistes së zyrës ekonomike, bllokoi 185 karta identiteti

LUSHNJE- Policia e Lushnjes ka arrestuar sot specialisten e zyrës së ndihmës ekonomike, 59-vjeçaren Oksana Liko, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Mësohet se kësaj të fundit i janë sekuestruar në zyrën e saj 185 karta identiteti të personave që trajtoheshin me ndihmë ekonomike.

Kontrolli i policisë ka ardhur pas denoncimit se specialistja iu kishte bllokuar atyre kartat e identitetit që prej datës 6 maj, me qëllim për t’i verifikuar.

Hetimet e policisë për këtë ngjarje vijojnë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›