E Diel, 1 Nëntor 2026

Netanjahu: Izraeli në zgjedhje të parakohshme

IZRAEL- Izraeli pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas 4 muajsh. Lajmi është bërë publik nga kryeministri Benjamin Netanjahu, i cili nuk ka dha një datë të caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve. Zgjedhjet pritet të mbahen rreth muajit shtator, një vit para përfundimit të mandatit qeverisës. 

Netanjahu ka drejtuar koalicionin e qendrës së djathtë, ku përfshin partinë e tij, Likud si edhe Partinë Laburiste të Ehud Barak. Netanjahu nga 2009 ka qenë kryeministër i Izraelit. Gjate një takimi në Tel Aviv ai u shpreh se nuk do të dëshironte një politikë të paqëdrueshme për një vit e gjysmë, të shoqëruar me shantaze. Pasi rënditi arritjet e qeverisë së tij, Netanjahu tha se do të donte të drejtonte një koalicion me bazë të gjerë pas zgjedhjeve te parakohshme
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›