Plagosje me armë në Lushnje, 1 në pranga e 3 në kërkim

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Qerret i Vjetër në Lushnje. Një 44-vjeçar është plagosur rëndë me armë zjarri ndërsa policia ka arrestuar edhe një prej autorëve të ngjarjes.
Sipas informacioneve është plagosur shtetasi Ilir Daka ndërsa është arrestuar në flagrancë shtetasi Daut Kulla ndërsa janë shpallur në kërkim tre shtetasit Anton, Asan dhe Albert Kulla.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes po policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe po vijon kërkimet për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim.