E Diel, 1 Nëntor 2026

Netanjahu: Të kapërcejmë mosmarrëveshjet me Uashingtonin

"Sigurisht, në kuadër të marrëdhënieve tona miqësore me SHBA-në nuk ka pasur mosmarrëveshje mbi gjithçka dhe ne jemi përpjekur për të gjetur një zgjidhje për disa çështje'', deklaroi kryeministri në hapjen e takimit të përjavshëm të qeverisë.

Ai theksoi se ''intensifikimi i takimeve mes zyrtarëve të lartë të dy vendeve dëshmon interesin e tonë  të përbashkët përsa i përket sigurisë, ekonomisë dhe stabilitetit''.

I dërguari special amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell do të takohet sot me ministrin e Mbrojtjes Ehud Barak, ndërsa të martën me kryeministrin.

Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates u nis sot në Lindjen e Mesme ku do të zhvillojë takime me Barak dhe  Netanyahun.

Javën që vjen, këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit amerikan, Barack Obama, James Jones do të zhvillojë takime me zyrtarët izraelitë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›