Netanjahu: T’i jepet fund misionit të UNRWA-s në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu bëri thirrje për t’i dhwnw fund misionit të Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA).
“Unë mendoj se është koha që komuniteti ndërkombëtar dhe vetë OKB-ja të kuptojnë se misioni i UNRWA duhet të përfundojë”, i tha Netanyahu një delegacioni të ambasadorëve të OKB-së.
Është hera e parë që Netanjahu ka bërë thirrje për përfundimin e misionit duke akuzuar në mënyrë specifike zyrtarët e UNRWA-s si bashkëpunëtorë në sulmet e Hamasit të 7 tetorit kundër Izraelit.
Netanjahu trajtoi gjithashtu akuzat për gjenocid të ngritura nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), duke thënë se shumë nga akuzat në gjykatën e lartë të OKB-së u ngritën nga zyrtarë të UNRWA.
“Gjëja më e keqe që mund të them është se shumë nga akuzat janë të rreme dhe të pabaza, që u ngritën kundër nesh në Hagë, u ngritën nga zyrtarët e UNRWA-s. Dhe ne kemi zbuluar në javët e fundit se zyrtarët e UNRWA-s ishin bashkëpunëtorë në masakër”, tha ai.
/rtsh.al/