Moti –Dita e sotme do të dominohet nga kthjellime, ngrica dhe akull, temperaturat në rritje

E gjithë Europa po ndikohet nga presion i lartë atmosferik duke mbajtur larg rrymat Atlantike, e duke përmbyllur muajin janar me mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.
E Mërkurë, 31 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në Verilindje dhe Jug të vendit. Era do të fryjë me drejtim very (N) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -5/8°C
– Zonat e ulëta -3/15°C
– Zonat bregdetare 1/16°C
Kosovë
Kosova për dt. 31 Janar 2024 do të ketë me kthjellime dhe mjegull. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -2°C – -1°C në mëngjes deri n렠 7°C – 8°C gradë Celsius në mesditë.
E Enjte, 01 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në pjesën e pare të ditës, pasdite priten vranësira mesatare në perëndim. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -2/8°C
– Zonat e ulëta -1/17°C
– Zonat bregdetare 3/16°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari