Netanjahu dhe Abas në shtator në Uashington
Lajmi u publikua sot nga e përditshmja “New York Times”, që citon dy funksionarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë. Sekretarja e Shtetit Hilari Klinton pritet të njoftojë sot rinisjen e bisedimeve të drejtpërdrejta ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve pas një ndërprerje prej 20 muajsh. Administrata Obama ka refuzuar ta konfirmojë këtë lajm duke shtuar se duhet ende pak kohë për t’u marrë me detajet.
Megjithatë gazeta njujorkeze e ka publikuar lajmin duke theksuar se përfaqëson një “fitore të presidentit Obama në përpjekjet e tij për rinisjen e negociatave të paqes në Lindjen e Mesme”. Detajet nuk janë bërë ende publike, megjithëse mësohet se liderët e çështjes në fjalë kanë rënë dakord për të marrë një vit kohë si kufi për të përfunduar bisedimet.