Netanjahu fillon turneun ne SHBA
Kryeministri i ri Izraelit Benjamin Netanjahu, mberriti ne Uashington, per bisedime me zyrtare amerikane per perspektiven e paqes ne Lindjen e Mesme dhe per programin berthamor te Iranit. Netanjahu ka thene se bisedimet e ardhshme Izraelito-Palestineze duhet te perqendrohen tek çeshtjet ekonomike dhe te sigurise dhe jo tek krijimi i shtetit palestinez, nje koncept te cilin ai nuk e ka mbeshtetur. Por nga ana e tij presidenti amerikan Barak Obama ka thene se nje zgjidhje me dy shtete per konfliktin izraelito-palestinez ka rol qendror ne synimin e tij per paqe ne Lindjen e Mesme. Nje zedhenes i qeverise izraelite tha se Netanjahu ka besim se dy aleatet mund te gjejne nje emerues te perbashket.