E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanovic:Statusi i Kosoves tranzitor

Duke folur per ceshtjen e statusit, perfaqesuesi i serbeve te Kosoves njekohesisht edhe sekretar ne ministrine me te njejtin emer, Oliver Ivanovic tha se megjithe pretendimet se ceshtja e Kosoves eshte e zgjidhur , Serbia e konsideron statusin transitor. Sipas tij statusi do jete perfundimtar vetem atehere, kur ne marreveshje me Serbine do te gjendet zgjidhje e drejte, qe do te pranohet edhe nga Beogradi. Komentet erdhen pasi ai u rizgjodh kryetar i Partise Socialdemokrate te Serbeve ne Kosove. Gjithashtu ai tha se autoritetet ne Beograd, duhet te insistojne qe policeve serbe tu mundesohet te jene ne zinxhirin e veçante komandues ne Policine e Kosoves, pasi duhet te jene pjese e ketij organizmi. Ai nenvizoi se siguria ne zonat e banuara me serbe do te varej ne mase te madhe nga prania e tyre ne polici.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›