Netanjahu kundër diplomacisë me Iranin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka thënë se politikat e shtypjes së Iranit nuk do të bëjnë punë, pasi Teherani udhëhiqet nga një “lidership i fantazmave”.
Ai i ka bërë këto komente për mediat amerikane. Netanjahu gjithashtu ka thënë se nuk është dakort me ata që thonë se lufta me Iranin do të ishte më e keqe se një Iran bërthamor.
Analistët thonë se Shtetet e Bashkuara duan t`i japin më shumë kohë diplomacisë dhe sanksioneve, për të detyruar Iranin që të braktisë aktivitetin e tij të dyshuar bërthamor.
Por, Netanjahu ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme se Republika Islamike është afër zhvillimit të bombës atomike.
Teherani thotë se programi i tij ka qëllime paqësore.