E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliç: Askush s`mund të na e marrë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Timosllav Nikolliç, ka deklaruar se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe e tillë do të mbetet.

“Dikush mund ta trajtojë ndryshe këtë çështje, por ndërsa ne nuk e japim Kosovën, atë nuk mund të na e marrë askush”, ka thënë Nikolliç, transmetojnë mediat serbe.

Duke komentuar kushtet që duhet të përmbushë Serbia në rrugën drejt Bashkimit Evropian, të cilat së fundmi i kanë paraqitur disa zyrtarë gjermanë, Nikolliç ka thënë se shtetet e tjera, kuvendet dhe qeveritë mund të shprehin qëndrimin e tyre, por Kosova mbetet pjesë e Serbisë.

Ditë më parë, zyrtarë të partisë së kancelares gjermane, Angela Merkel, kanë thënë se Beogradi duhet të nënshkruajë një kontratë me Prishtinën, për të siguruar marrëdhëniet e mira e fqinjësisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›