E Diel, 1 Nëntor 2026

Netanjahu, pro marrëveshjes së përkohshme

Kryeministri izrealit, Benjamin Netanjahu tha se nuk përjashton mundësinë e një marrëveshje teknike në rast se dështojnë bisedimet me palestinezët.

"Mund të ndodh që në bisedimet me palestinezët, nëse arrijmë në një pikë të vdekur për çështjen e Jerusalemit dhe të refugjatëve palestinezë, rezultati të jetë një marrëveshje teknike e përkohshme. Nuk e përjashtoj një mundësi të tillë", tha Netanjahu.

Kjo është hera e parë që Netanjahu flet për një opsion të tillë, i cili është hedhur poshtë nga palestinezët.

Bisedimet dypalëshe, që kanë mbështetjen amerikane, u bllokuan në muajin shtator lidhur me çështjen e ndërtimeve hebreje në territoret e pushtuara, ku palestinezët dëshirojnë të ngrejnë shtetin e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›