E Diel, 1 Nëntor 2026

Knopf konfirmon botimin e autobiografisë së Asanzh

Botuesi amerikan Alfred Knopf ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me themeluesin e WikiLeaks-it për botimin e autobiografisë së Xhulian Asanzh. Libri do të fokusohet edhe në aktivitetin e WikiLeaks-it.

Ditë më parë Asanzh deklaroi për gazetën "Sunday Times" se kishte rëndë dakord për të publikuar jetën e tij në shkëmbim të një kontrate prej 1.3 milionë dollarësh. Asanzh kishte pohuar se kjo shumë do t`i mundësonte mbrojtjen përballë akuzave suedeze për krime seksuale.

Asanzh dhe WikiLeaks-i kanë shkaktuar zemërimin e administratës amerikane pas publikimit të mijëra dokumentave të klasifikuara të diplomacisë së Shteteve të Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›