Netanyahu: Izraeli u ka dhënë “goditje dërrmuese” armiqve, do të vazhdojmë të luftojmë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu iu drejtua kombit të tij të mërkurën pas vdekjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe komandantit të lartë të Hezbollahut, Fu’ad Shukr. Izraeli u ka dhënë “goditje dërrmuese” armiqve të tij gjatë ditëve të fundit, tha ai në një deklaratë televizive.
“Tre javë më parë, ne sulmuam shefin ushtarak të Hamasit, Mohammad Deif. Dy javë më parë ne sulmuam Houthi-t, në një nga sulmet më të largëta që kanë kryer Forcat Ajrore. Dje sulmuam shefin ushtarak të Hezbollahut, Fu’ad Shukr”, tha kryeministri.
Netanyahu tha se Izraeli po përballet me “ditë sfiduese”.
“Këto janë ditë sfiduese. Ka kërcënime nga Bejruti. Jemi gati për çdo skenar. Jemi të përgatitur”, tha ai.
“Ne do t’i zgjidhim llogaritë me këdo që na dëmton, këdo që masakron fëmijët tanë, këdo që vret qytetarët tanë, këdo që lëndon kombin tone. Gjaku është në kokën e tij,” tha ai.
Kryeministri izraelit vuri në dukje vendosmërinë e tij për të vazhduar luftën derisa të arrihen qëllimet e luftës. Netanyahu iu referua thirrjeve të mëparshme që ai ka marrë për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke thënë: “Unë nuk u dorëzova atëherë dhe nuk do dorëzohem sot”.
Netanyahu nuk e përmendi vdekjen e Haniyeh në Teheran. Izraeli as nuk e ka konfirmuar e as mohuar se qëndron pas vrasjes së Haniyeh. CNN
/rtsh.al/