E Enjte, 5 Nëntor 2026

Netanyahu emëron Benny Gantz-in ministër të drejtësisë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është pajtuar të emërojë Benny Gantz-in në krye të Ministrisë së Drejtësisë në qeverinë e përkohshme që udhëheq vendin.

Qeveria izraelite për mocionin do të votojë më vonë përmes telefonit.

Dje, Gjykata e Lartë e Izraelit pezulloi vendimin e qeverisë për të emëruar në portofolin e drejtësisë ministrin e Bashkëpunimit Rajonal, Ofir Akunis.

Vendimi i gjykatës erdhi pasi këshilltari ligjor i qeverisë, Avichai Mandelblit, tha se votimi i djeshëm për të emëruar Akunis-in ishte i paligjshëm.

Qeveria aktuale izraelite funksionon si një kujdestare që nga zgjedhjet e fundit që u zhvilluan në muajin mars, derisa të formohet një kabinet i ri./AA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›