E Enjte, 5 Nëntor 2026

Netanyahu uron Trump: Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë, riangazhim i fuqishëm i aleancës mes Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka uruar Donald Trump për fitoren si president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në rrjete sociale, ai e cilësoi fitoren si një mundësi për riangazhimin e fuqishëm të aleancës midis Izraelit dhe Amerikës.

“Të dashur Donald dhe Melania Trump, urime për rikthimin më të madh në histori! Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një riangazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës. Kjo është një fitore e madhe! Në miqësinë e vërtetë, Benjamin dhe Sara Netanyahu.”, shkruan Netanyahu.

Dear Donald and Melania Trump,

Congratulations on history’s greatest comeback!

Your historic return to the White House offers a new beginning for America and a powerful recommitment to the great alliance between Israel and America.

This is a huge victory!

In true friendship,… pic.twitter.com/B54NSo2BMA

— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) November 6, 2024

/abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›