E Enjte, 5 Nëntor 2026

Neuer barazon Kahn dhe nuk do të ndalet

Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe nga kjo sfidë nuk ka frikë Manuel Neuer që i bëri një surprizë të hidhur shefit të tij, ose më saktë njeriut më të rëndësishëm të Bayernit të Mynihut në nivel drejtues, Olivier Kahn. Numri 1 i portës së skuadrës bavareze barazoi numrin e fitoreve të Kahn, plot 310 me dorezat e kësaj skuadre. Në suksesin 3-2 ndaj Leipzig, Manu arriti të ngjitej në vendin e parë bashkë me ish gardianin që tashmë po drejton skuadrën dhe klubin nga zyra por jo nga fusha e lojës.

Vetë klubi e festoi këtë arritje nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale. Në Instagram ku Bayerni është shumë aktiv, u postua një fotomontazh ku dy portierët e gjeneratave të ndryshme i japin dorën njëri tjetrit në shenjë respekti ndërsa vetë Neuer shprehet se arritja e vendit të parë me 459 ndeshje të luajtura është një nder i madh për dhe do ë thotë shumë pasi barazon një legjendë si Oliver Kahn.

Gjithçka shoqërohet me një hashtag që në fjalë të thjeshta do të thotë, fitore të tjera do të vijnë çka reflekton qartë dëshirën e numrit 1 aktual për të mos u ndalur këtu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›