Tirana-Vllaznia, dueli për Kupën e Shqipërisë

Tirana – Vllaznia do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, që të hënën në ora 18:00 do të zhvillohet në sallën sportive “Farie Hoti” e që do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Tirana ka mundur Teutën në një sfidë të luftuar, 82-76. Bardheblutë kanë fituar periodën e parë 17-14 dhe të dytën 23-19 dhe në pushim kanë kryesuar 40-33.
Teuta ka përmbysur në të tretën, të cilën e ka fituar 28-13 dhe ka kryesuar 61-53. Mirëpo Tirana nuk dorëzohet. Fiton bindshëm periodën e katërt 29-15 dhe triumfon 82-76. Më e luftuar sfida në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” Shkodër, atje ku Vllaznia ka fituar me vetëm dy pikë diferencë ndaj Kamza Basket, 90-88. 24-16 për kuqeblutë perioda e parë. 22-34 e dyta dhe në pushim miqtë kanë kryesuar 46-50.
Madje kanë fituar dhe të tretën 20-26 dhe kanë thelluar në 66-76. Por Vllaznia nuk e humb toruan. Fiton 24-12 periodën e katërt dhe krejt ndeshjen 90-88. Emocionet janë të garantuara në finalen e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj në duelin e kahershëm Tirana – Vllaznia.