E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nevill u tha se silleshin si një “bandë mafioze”, Notingem Forest nuk lejon ekspertin të futet në stadium

Premier Liga 2024-2025 ul siparin ditën e sotme me një skandal. Prej dy ditësh në shtypin britanik po diskutohet për çështjen “Nevill”.

Legjenda e skuadrës së Mançester Junajtid, i cili prej vitesh punon pranë “Sky UK” si opinionist i ndeshjeve të Premier Ligës, ka mësuar se sot nuk mund të jetë prezent në “City Ground Stadium” ku Notigam Forest zhvillon ndeshjen e fundit të sezonit përballë Çelsit.

Ky vendim i klubit të Notingemit ka ardhur pasi ish-lojtari pak muaj më parë akuzoi klubin se sillej si një “bandë mafioze” pas ngjarjeve që ndodhën në përfundim të ndeshjes me Everton. Për këtë opinion të dhënë nga Nevill, “Sky UK” i kërkoi falje Notingemit, por duket se gjithçka ka rënë në vesh të shurdhër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›