E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neville: "Nuk dorëzohemi kurrë"

Kapiteni i Manchester United, Gary Neville, ka lavdëruar qëndrimin e tyre "kurrë mos u dorëzo", pas fitores minimale në ndeshjen e djeshme ndaj Stoke Cityt."Gjithmonë e dimë se do të krijojmë një shans dhe e dimë se sulmuesit tanë janë aq të mirë sa ta shfrytëzojnë atë shans. Kemi mësuar të qëndrojmë të qetë, të mos bëjmë panik, dhe e bëmë atë", ka thënë Neville."Ishin tre pikë të mëdha dhe mund ta shihni se sa të rëndësishme janë me mënyrën e festimit të golit", ka shtuar kapiteni i Djajve të Kuq.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›