Bashkia, do shndërrojë ish fushën e aviacionit në park
Ish fusha e aviacionit në kryeqytet do të shëndrrohet në një park të madh.
Drejtoria e kontrollit të zhvillimit urbanistik në Bashkinë e Tiranës , bëri prezentimin teknik të projektit për parkun në ish Pistën e Aviacionit e cila përfshin segmentin prej një kilometri të kësaj hapësire. Kryebashkiaku Rama theksoi se ky projekt i cili është pjesë e planit rregullues të Bashkisë së Tiranës do ti sjellë kryeqytetit një sasi të konisiderueshme të gjelbërimit , por gjithashtu edhe disa pista sportive, kënde shplodhëse dhe lojra për fëmijë. Në mbledhjen e KRRT-së Bashkia e Tiranës bëri kërkesën për miratimin e planit rregullues dhe projektin teknik të këtij parku urban.Bashkia e Tiranës thekson se plani rregullues është shpallur publikisht nga data 3 tetor per konsultime publike nga qytetaret. Sipas Bashkisë në muajin janar do përfundojë rregullorja lokale e kryeqytetit .