E Diel, 1 Nëntor 2026

New Europe Shqiperia nje histori suksesi kunder korrupsionit

Keshtu shkruan website evropian New Europe i cili tregon edhe historine e Shqiperise ne dy dekadat e fundit duke nenvizuar se gjer ne vitet 1990 Shqiperia ishte vendi me i izoluar ne bote.

Diktatura ishte aq larg nga njerezit qe pas renies se tij nuk kishte mbetur pothuajse asgje ne aparatin shteteror per te drejtuar vendin. Zgjedhjet e vitit 1992 i dhane fund 47 viteve te sundimit komunist dhe ne gjysmen e dyte te kesaj dekade u shenua me nje qarkullim te presidenteve dhe kryeministrave. Shume shqiptare lane vendin ne kerkim te punes. Parate qe dergohen ne shtepi mbeten nje burim i rendesishem i te ardhurave per vite me radhe. Sot Partia Demokratike e udhehequr nga ish-Presidenti Sali Berisha eshte ne qeveri pasi ai u rizgjodh ne zgjedhjet e fundit parlamentare te korrikut 2009 duke mundur socialistet opozitare shkruhet midis te tjerash.

Me tej website shkruan se Berisha premtoi per te shtypur korrupsionin te zvogeloje tatimet terheqjen e investimeve te medha te huaja dhe zhvillimin e infrastruktures.

Ne qershor 2010 Shqiperise iu dha cmimi i OKB-se 2010 te Sherbimit Publik ne kategorine Permiresimi i transparences pergjegjshmerise dhe pergjegjesise ne sektorin publik si fituese e vendit te dyte pas Gjermanise duke u bere vendi i pare ne bote per te zbatuar 100 prokurimet publike dixhitale. Disa dite me pare me 26 tetor 2010 ne listen vjetore boterore te perceptimit publik te korrupsionit nga Transparency International Shqiperia levizi 8 pozicione ne krahasim me 2009 duke u pozicionuar ne vendin e 87 ne listen e 178 vendeve. Ne vitin 2005 Shqiperise nga e njejta organizate pozicionohej e 126 ne nje listen me 158 vende shkruhet me tej.

Ne shkrimin e gjate permenden sukseset e Shqiperise ne fushen e investimeve duke nenvizuar ketu shoqerite e medha nderkombetare qe kane investuar ne vendin tone. Me tej thuhet se mediat e besueshme boterore si Newsweek Wall Street Journal dhe Euromoney kane pranuar permiresimin e Shqiperise ne luften kunder korrupsionit.

E fundit por jo me pak e rendesishme eshte se Shqiperia ka arritur te dyfishoje te ardhurat kombetare gjate pese viteve te fundit.

2010-11-01 1117

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›