Bllokime dhe radhe kaos ne doganat e Shqiperise
Artan CENA - Bllokohen pikat e kalimit kufitar ne Korce Gjirokaster dhe Kukes. Problemet jane shkaktuar nga fluksi i kalimit te njerezve dhe makinave si dhe problemet teknike te mjeteve te punes se doganiereve greke. Sic eshte mesuar mengjesin e djeshem nje problem ne rrjetin kompjuterik te doganave greke ka shkaktuar bllokime te medha ne qarkullimin e njerezve. Burime nga pikat kufitare kane bere te ditur se deri ne mesdite radha e makinave e kalonte 1 kilometer. Ne anen greke mesditen e djeshme ishin ne pritje me shume se 400 automjete te tonazheve te ndryshme. Situata eshte stabilizuar ne oret e mbremjes pas rregullimit te defekteve ne kompjutere. Probleme pati dhe ne Portin e Vlores ku nje traget eshte ankoruar me tri ore vonese pasi nuk kishte vend ne kalata.
DOGANAT GREKE
Puna ne dy doganat kryesore ne vend Kapshtice dhe Kakavije eshte paralizuar per disa ore gjate dites se djeshme. Shkak eshte bere bllokimi i sistemit te kompjutereve ne palen doganore greke. Ne piken doganore te Kakavijes rreth 100 automjete kane mbetur te bllokuara ne toke neutrale prej 1 ore e gjysme dhe si arsye ka qene bllokimi i punes ne palen greke. Mesohet se shkak mund te kete qene nje problem ne sistemin e kompjutereve dhe si pasoje asnje automjet nuk mund te regjistrohej dot per dalje ose hyrje ne Greqi derisa sistemi eshte kthyer ne gjendjen normale. Ne Kapshtice bllokimi ka nisur qe ne oren 0700. Situata e renduar u regjistrua edhe ne doganen e Kapshtices. Ne kete pike kufitare jane krijuar radhe te gjata si pasoje e nderprerjes se punes nga pala greke qe prej ores 0700 te mengjesit. Shkak i nderprerjes se punes dyshohet se eshte dhe ketu nje bllokim ne sistemin e kompjutereve. Qytetaret jane sqaruar duke iu thene se kishte defekt ne sistemin kompjuterik dhe se po punohej per riparimin e tij. Defekti eshte riparuar rreth mesdites ndersa ne territorin doganor grek ishin te pakten 400 automjete ne radhe. Ne oret e mbremjes situata u normalizua.
DOGANA E MORINIT
Vonesa ne kalimin e udhetareve ne piken doganore te Morinit ne Kukes nga te dyja anet e kufirit. Sipas informacioneve nje radhe prej 1.5 kilometrash eshte krijuar per shkak te mosfunksionimin te sistemit kompjuterik ne anen kosovare. Mesohet se pala kosovare punon vetem me nje sportel nderkohe qe vonesat vijne vetem pas perfundimit te marreveshjes dypaleshe Shqiperi-Kosove. Nga te dhenat e marra ne oret e mbremjes mesohet se gjendja ishte gati e njejta. Pala kosovare punonte me nje sportel ndersa ajo shqiptare si cdo dite.
Porti i bllokuar 70 pasagjere tri ore ne det
VLORE - Mbi 70 pasagjere qendruan mbi 3 ore e gjysme ne det pasi trageti i linjes Brindizi-Vlore me te cilin udhetonin nuk gjeti vend ankorimi ne port. Autoritetet e justifikuan kete me mungesen e vendeve te ankorimit. Prej ores 0700 te paradites se djeshme trageti Red Star i linjes Brindizi-Vlore qendroi prane portit por pa mundur te ankoroje deri ne oren 1030. Autoritetet portuale shpjeguan fillimisht se tragetet e tjera kishin zene vendin per ankorim dhe si pasoje trageti i siperpermendur duhet te qendronte ne pritje. Ishte trageti Veronika Line i ankoruar prej kohesh ne port per shkak te disa problemeve me dokumente qe i kishte zene vendin Red Starit. Pas njoftimit se po mberrinte trageti Red Star trageti Veronika Line duhet te ishte levizur prej vendit por nje gje e tille nuk ndodhi ne moment dhe si pasoje 70 pasagjere te Red Star priten per me shume se 3 ore te zbrisnin ne toke. Me ne fund autoritetet portuale binden punonjesit e Veronika Line ta zhvendosin tragetin ne vendin ku ishte ankoruar dhe rreth ores 1030 minuta u mundesua ankorimi i Red Star duke bere te mundur dhe perfundimin e qendrimit ne det te 70 pasagjereve.
Policia dhe gjuetaret aksion kunder gjuetise se paligjshme
DURRES - Sherbimi Pyjor dhe Shoqata e Gjuetareve ne Durres po bashkepunojne per ndalimin e gjuetise se paligjshme. Fenomeni shqetesues qe denoncohet nga vete Shoqata e Gjuetareve te Durresit ka vene prej vitesh ne rrezik zhdukjen e disa lloj shpendesh dhe kafshesh te egra per shkak se gjuetia e paligjshme kryhet nga persona pa leje dhe qe nuk respektojne sezonet e gjuetise. Drejtori i Sherbimit Pyjor te Durresit Enver Masha ka paralajmeruar ndeshkimin e rrepte te personave qe ushtrojne gjueti te paligjshme. Ne rrethin e Durresit numerohen rreth 5000 persona qe jane pajisur me leje gjuetie por nga ky numer vetem nje pjese e vogel e tyre ka paguar detyrimet kundrejt shoqates se gjuetise. Numri i madh i gjuetareve dhe gjuetia pa kriter ka vene ne rrezik serioz zhdukjen e faunes ne kete zone te qarkut te Durresit. Ky qark ka nje siperfaqe prej rreth 8100 hektare me pyje prej te cilave 4200 hektare kane kaluar tashme nen administrimin e komunave dhe 3600 hektare menaxhohen nga sherbimi pyjor.
Adoleshenti dhunohet ne ambientet e policise nisin hetimet
FIER - Nje adoleshent eshte ndaluar gabimisht nga policia dhe me pas gjate marrjes ne pyetje te tij eshte dhunuar nga uniformat blu. Kane qene familjaret e 15-vjecari qe kane denoncuar rastin ne fjale. Sipas tyre policia e Fierit ka dhunuar djalin me iniciale F. M. i cili ishte ndaluar gabimisht nga policia e ketij qyteti. Nderkohe mesohet se familjaret kane denoncuar ne polici per dhunen e ushtruar ndaj te afermit te tyre. Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Policine e Fierit ka nisur hetimet per kete ngjarje ndonese mjekesia ligjore i ka dhene te riut nente dite raport.
I mituri arrestohet me 1.5 kg Cannabis sativa
LUSHNJE - Nje adoleshent eshte kapur me nje sasi lende narkotike. Aksioni eshte zhvilluar nga Policia e Fierit ne vendin e quajtur Sarbe ne Lushnje. Sipas informacioneve nga policia lokale ne pranga eshte vene nje 14-vjecar pasi kishin marre informacione se ai po transportonte nje sasi lende narkotike. Aksioni eshte bere mbremjen e dy diteve me pare. Policia ka ndaluar 14-vjecarin me inicialet E. G. 14 vjec lindur dhe banues ne Vlore. Arrestimi i tij eshte bere pasi ai posedonte 1.5 kilograme lende e dyshuar si Cannabis sativa. Forca te shumta policie kane arrestuar 14-vjecarin te rrethrrotullimi i Sabres ne Lushnje ndersa mesohet se ai eshte arrestuar ne flagrance.
1 Nentor 2010