New York, fëmija i copëtuar gjendet në frigorifer
Tmerr në New York. Policia ka gjetur në frigorifer mbetje njerëzore të trupit të një fëmije 8 vjeçar. Dyshohet se bëhet fjalë për Leiby Kletky, djali i një çifti me origjinë hebraike.
Pjesët e trupit janë gjetur në frigoriferin e 35 vjeçarit, Levi Aron, i cili është arrestuar menjëherë me akuzën e vrasjes. Pjesë trupi janë gjetur edhe në koshin e plehrave, poshtë shtëpisë së të akuzuarit.