E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB dënon sulmet në Mumbai

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar ashpër shpërthimin e trefishtë në Mumbai, ku u vranë të paktën 21 persona dhe u plagosën 140 të tjerë.

Presidenti Barak Obama gjithashtu ka dënuar sulmin dhe ka ofruar mbështetje që autorët e ngjarjes të vihen përpara drejtësisë.

Shpërthimet ndodhën njëra pas tjetrës, duke bërë zyrtarët të besojnë se ishin të koordinuara.

Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmeve.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, dhe kryeministri Jusuf Raza Gilani, kanë dënuar sulmet.

Nju Delhi ka akuzuar grupet në Pakistan për stërvitjen e militantëve për të kryer sulme kundër Indisë, pretendime këto që hidhen poshtë nga Islamabadi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›