E Diel, 1 Nëntor 2026

New York gjykata liron burgosurin e Guantanamos

Ahmed Khalfan Ghailani i burgosuri i pare ne Guantanamo qe perballet me nje proces gjuqesor civil eshte shfajesuar thuajse nga te gjitha akuzat nga 286 ne ngarkim te tij nga ana e gjykates federale te New Yorkut. Ne vecanti ai nuk eshte shpallur fajtor per atentatet kunder ambasadave amerikane ne kenia dhe ne Tanzani qe ne vitin 1998 provokuan vdekjen e 224 personave. Ghailani eshte gjykuar fajtor vetem per nje akuze per kospiracion per terrorizem per te shkaterruar prona apo objekte qe i perkisnin Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ghaliani rrezikon nga 20 vjet burgim deri ne burgim te perjetshem. Keshtu gjykata civile ne Nju Jork e ka shfajesuar nga shumica e akuzave te burgosurin nga Guantanamo per lidhjet e tij me Al Kaeden ne rastin e sulmeve ne ambasadat amerikane ne afrike ne 98-en. Ne me shume se 220 viktimat e sulmeve 12 ishin shtetas amerikane. Ahmad Halfan Gailani 36 vjec me origjine nga Tanzania u shpall fajtor vetem per ate se i ka komplotuar sulmet ndaj ambasadave amerikane. Nder 286 akuzat e ngritura ne ngarkim te tij perfshiheshin akuza per vrasje tentativa vrasjeje dhe akuza te konspiracionit. 36-vjacari u arrestua ne Pakistan ne vitin 2004 dhe u transferua ne Guantanamo ne vitin 2006 ku u mbajt deri kete vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›