E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interes i kujt eshte Mladic

Nga Express me 17 nentor 2010 ne ora 2020

Sipas hulumtimit te opinionit publik ne Serbi ka ndryshuar raporti ndaj gjenocidit ne Srebrenice ngase gjithnje e me pak ka nga ata qe thone se nuk dine se cfare ndodhi atje ne vitin 1995 dhe qe nuk e denojne ate qe ndodhi atje.

Rrallekush sot thote se eshte rrezik politik qe qeveria ta dorezoje ish-komandantin e serbeve te Bosnjes ne Hage. Megjithate shteti ne vullnetin e te cilit per dorezimin e ish-komandantit te akuzuar per krime lufte te serbeve te Bosnjes nuk dyshojne Haga Washingtoni dhe Brukseli assesi nuk po e bene kete gje. Ku pra qendron problemi

Radio Evropa e Lire RFE bashkebiseduesve te vete nuk ua shtroi pyetjen nese pushtetit serb eshte i sinqerte kur thote se deshiron ta arrestoje Ratko Mladic146in por ne interesin e kujt eshte qe ai te fshihet ne Serbi dhe perse
Zarko Korac njeri nga ish-ministrat e qeverise se Zoran Djindjic thote se ekzistojne dy grupe njerezish qe kane motiv per fshehjen e tij.

147Ne Serbi erdhen shume refugjate ne mesin e te cileve kishte mjaft pjesetare te ish-Ushtrise se Republika Srpska URS komandant i te cileve gjate luftes ishte Ratko Mladic. Jam plotesisht i sigurt se shumica e tyre qe vetem qe ia kane borxh lojalitetin por edhe i ndajne pikepamjet politike me te. Gjithashtu ata jane edhe bashkepjesemarres ne krimet per te cilat ai akuzohet. Nga ana tjeter edhe ne Serbi ka njerez qe mendojne se Mladic eshte hero si per shembull organizata e te rinjve me emrin Obraz ose 1389 e cila ka njoftuar se do te paguaj secilin qe e spiunon emrin e atij qe do ta tradhtoje Mladic146in. Numri i ketyre njerezve ne Serbi s146eshte i vogel148 thote Korac.

Nderkaq sa u perket motiveve te atyre qe e fshehin te kerkuarin me te njohur te Hages qe akuzohet per krimet me monstruoze dhe per gjenocid analisti politiko-ushtarak Ljubomir Stojadinovic pergjigjet

147Nje prej shkaqeve kryesore eshte respektimi i njerit prej betimeve te Mladic se ate s146do ta gjykojne ata qe ai tashme i ka gjykuar dhe as s146do ta lidhin ata qe tashme i ka lidhur. Nje sitet i tille i vlerave bazohet ne idene se kjo eshte menyra e vetme e ruajtjes se krenarise se Serbise e cila ka perjetuar disa disfata ushtarake dhe politike ne 10-15 vitet e fundit. Per njerezit e tille Mladic eshte simbol i njelloj fitoreje te Pirros ndaj ndjekesve te tij148.

Roli i Bulatovic

Por qe te dy bashkebiseduesit e RFE permendin edhe deklaraten e paradokohshme te kryeprokurorit serb per krime lufte Vladimir Vukcevic se ne vitin 2007 kishte negociuar me Kostunicen dhe me ish-shefin e BIA Rade Bulatovic per dorezimin e Mladic.

Ata mendojne se celesi i pergjigjes se kush dhe ku e fshehe Mladic146in eshte ne duart e ish-shefit te BIA146s Bulatovic.

147Si eshte e mundur qe vetem nje dite pasi qe Bulatovic e leshoi postin te arrestohet Radovan Karadzic Ceshtja kryesore eshte se perse Prokuroria per Krime Lufte nuk e therret ne bisede ose nuk e arreston Rade Bulatovic146in. Mendoj se rruga drejt Mladic146it shkon nepermes tij148 thote Korac.

RFE Por po ai Rade Bulatovic u ftua dhe ishte i pranishem ne koktejin festiv te BIA146s. Pra ai per BIA146n e sotme eshte i mireseardhur e jo i dyshimte.

Korac Kjo vetem sa deshmon se shumecka nuk eshte ne rregull me sherbimin shteteror te zbulimit.

RFE Pra edhe sot e jo vetem para tri vitesh.

Korac Para tri vitesh Mladic fshihej e tani askush nuk deshiron te hape me kete teme.

147Mendoj se ne baze te asaj qe degjuam edhe publikisht eshte e domosdoshme qe Vukcevic ne kete moment 150 e me qellim te shpelarjes se asaj pjese te biografise qe s146eshte edhe aq e paster 150 ta arrestoje Bulatovic146in dhe qe nga ai t146i siguroje te dhenat kyce rreth asaj se cfare ndodhi asokohe. E ne baze te analogjise ndoshta mund te kuptohet se cfare ndodhe edhe sot148 vlereson Stojadinovic.

RFE A ju befasoi fakti qe po ky Bulatovic ishte ne kremten e BIA146s

Stojadinovic Natyrisht qe me befasoi. Une mendoj se ai njeri duhej te ishte ne burg e jo ne koktej. Kjo cyshte shenj se sherbimi nuk eshte pastruar nga kuadrot e Milosevicit e te Kostunices. Me kuadro te tilla s146ka kushte qe pushteti ta kontrolloje sherbimin por anasjelltas.

Pas bisedes RFE kontaktoi me telefon Rade Bulatovic146in te cilit ia transmetoi fjalet e bashkebiseduesve dhe nga ai kerkoi nje koment. Mirepo pas nje bisede paksa me te gjate ai e shfrytezoi te drejten qe te mos lejoj publikimin e asnje fjalie. Perfshire pergjigjen ne pyetjen nese pret qe te thirret ne bisede nga prokurori per krime lufte lidhur me negociatat per dorezimin e Mladic.
Rrjedhimisht duket se nga Beogradi nuk do te kete lajme te pritshme nga adresat e shumta nderkombetare e as per ato ne Srebrenice. Te afermit te viktimave do te detyrohen qe presin ende derisa ta shohin ne gjyq njeriun qe boshnjakeve para kamerave ua premtoi lirine e pastaj dha urdher per vrasjen masive te tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›