E Diel, 1 Nëntor 2026

New York, hebrejtë protestojnë pozicionin e administratës Obama ndaj Izraelit


Grupe të organizatave hebreje nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u mblodhën jashtë konsullatës izraelite në Neë York për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj politikës së presidentit Barack Obama në Lindjen e Mesme. Ata kundërshtuan veçanërisht kërkesën e tij për të ndalur më tej ndërtimin e vendbanimeve hebreje në Lindje të Jeruzalemit.
"Ai është duke i bërë thirrje të Izraelit të ndalojë ndërtimet e mëtejshme në Jeruzalem, dhe kjo është e papranueshme", tha Joane Vacarella. "Palestinezët nuk kanë arsye pse të qëndrojnë atje. Ai është vendi i izraelitëve.Ajo është toka e tyre dhe i përket Izraelit", përfundoi Vacarella.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidenti amerikan Obama kanë patur mosmarrëveshje rreth vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, tokë të cilën palestinezët bashkë me Jeruzalemin Lindor e duan për shtetin e tyre.
Përmes rrugës anëtarët e Hebrejve të Bashkuar organizuan një kundër-protestë ndaj organizatës Zioniste që kundërshton ekzistencën e Izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›