Kryediplomatët europianë, diskutojnë sot për Kosovën
Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet që të mblidhen sot në Luksemburg prej nga do të shprehin mbështetje për misionin EULEX, në Kosovë, veçanërisht për luftën kundër krimit e korrupsionit. Siç lajmërohet prej burimeve të BE-së, këshilli i ministrave të bashkimit do të mbështesë shtimin e veprimtarisë së EULEX-it, në veri të Kosovës dhe rolin që ai luan për stabilitetin rajonal.