New York përkujton 24-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit

Qyteti i New York përkujton sot përvjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit 2001, ngjarje që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e SHBA-së.
Atë ditë SHBA u godit nga katër sulme të njëkohshme dhe të koordinuara nga 19 anëtarë të organizatës islamiste Al-Kaeda, nën drejtimin e Osama bin Laden.
Në New York, dy avionë pasagjerësh të rrëmbyer u përplasën qëllimisht me Kullat Binjake të World Trade Center, duke çuar në shembjen e tyre brenda më pak se dy orësh dhe në vdekjen e mijëra njerëzve.
Këtë vit ceremonia zyrtare po zhvillohet në sfondin e një përplasjeje të ashpër politike midis kandidatëve demokratë për postin e kryebashkiakut të qytetit.
Në Ground Zero, vendi ku dikur ngriheshin Kullat Binjake të World Trade Center, familjarë të afro 3,000 viktimave do të marrin pjesë në ceremoninë tradicionale të leximit të emrave të të rënëve, një ritual që tashmë është bërë pjesë e çdo përvjetori.
Në mbrëmje, dy projektorë të fuqishëm do të ndriçojnë qiellin për të simbolizuar Kullat Binjake, qëndruar ndezur deri në agim.