E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytje në Vlorë dhe Lezhe, problematike situata edhe ne Durres

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur në vendin tonë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të shumta në qytetin e Durrësit, Vlore dhe Lezhe. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, prezenca e ujit në rrugë është e dukshme, me nivele që arrijnë në disa centimetra në disa zona.

Më problematike paraqitet situata në lagjen nr. 17, pranë stadiumit, si dhe në zonën e Shkozetit, lagje këto që tradicionalisht përmbyten pas reshjeve intensive.

Përmbytje janë raportuar edhe në rrugë të tjera të qytetit, ku qarkullimi i mjeteve është bërë i vështirë për shkak të grumbullimit të ujit.

Ne Lezhë kanalizimet nëntokësore nuk e kanë përballuar nivelin e prurjeve dhe ujërat kanë dalë në sipërfaqe, duke sjellë përmbytje  në bllokun e banimit 11 Janari të lagjes Besëlidhja.Ndërkohë, punonjësit e shërbimeve publike ndodhen në terren prej orëve të mëngjesit dhe po ndërhyjnë për zhbllokimin e pusetave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›